Një ndër gazetarët që ka pasur njohje e miqësi të gjatë me Berishën e më pas një armiqësi të thellë ndaj tij, Mero Baze tha se kanë qënë disa momente ku drejtimi i Berishës solli gjëra të mira për Shqipërinë.
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Baze tha se qartësia e Berishës për mënyrën si të merrej pushteti në fillim të viteve ’90 ka qenë vendimtare.
“Periudha e qeverisjes ‘92-‘95 është periudhë vendimtare, kur qeveria dhe shteti shqiptar ishte në dispozicion të Kosovës. Ishte i rakorduar me SHBA-të. Ka qenë ndihmë për të hyrë në kancelaritë botërore”, tha Baze.
Edhe pas rikthimit në pushtet, sipas Bazes, Berisha bëri reforma që e ndihmuan ekonominë e vendit. Por sipas tij, gjërat nisën të ndryshojnë pas vitit 2007.
“Rikthimi në 2005 pati gjëra pozitive. I dha fund qeverisjes së Nanos me papërgjegjshmëri totale. Kur erdhi Berisha në 2005, pati eficencë kundër bandave, thjeshtoi sistemin tatimor, bëri disa reforma në sistemin doganor dhe tatimor, që e bënë më eficiente hapjen e një biznesi. Kjo zgjati deri nga fundi i 2007, kur fëmijët e tij filluan të komandonin gjithçka brenda sistemit të tenderave. Që nga ajo kohë, ai merret me atë si t’i mbrojë fëmijët e tij”, tha ai.r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/