Dy viktima ne aksident prane Laçit, mjeti del nga rruga ne aksin autostrades Fushe Milot- Thumane dy persona qe udhetonin ne autoveture humbin jeten. Mjeti udhetonte drejtim te Fushë Krujes dhe perfundon ne kanal, dy personat qe ndodheshin në makinë humbin jeten. Zjarrfikesit e Laçit kanë nxjerre nga ujl dy kufomat dhe jane derguar ne morg ndersa ende mjeti ndodhet ne kanal. Policia është ne vendngjarje per identifikimin e dy viktimave.
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/