Shkon në 3 numri i viktimave në aksidentin në aksin Milot-Mamurras

Shkon në 3 numri i viktimave në aksidentin në aksin Milot-Mamurras

101
0
Shares

Ka shkuar në 3 numri i viktimave në aksidentin që ndodhi në irët e para të mëngjesit në aksin Milot Mamurras.

Në automjetin tip “Toyota” ku humben jetën 2 shtetas, rezultoi që ndodhej dhe shtetasi Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë, u cili u gjet i pajetë pas kërkimeve intensive nga polumbaret.
Dy personat e tjerë që humbën jetën në aksident janë Urim Pepa, 39-vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi Saber Dunga, 45 vjeç, banues në Durrës. Ahmet Zani

MË HERËT/ Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY