KAS rrëzon pavlefshmërinë e Gjirokastrës, votimi në KAS 3-2

KAS rrëzon pavlefshmërinë e Gjirokastrës, votimi në KAS 3-2

300
0
Shares

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ rrëzoi sot me shumicë votash kërkesat ankimore të PD dhe të LSI për qarkun Gjirokastrës, duke lënë kështu në fuqi vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve.

Po ashtu KAS rrëzoi edhe kërkesën ankimore të kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani.

“KAS në përfundim të shqyrtimit të shqyrtimit administrativ të ankimit kundër vendimit të Komisionarit shtetëror për miratimin e rezultatit përmbledhës për qarkun Gjirokastër, me shumice votash dhe me vota kundër të Ledio Brahos dhe Elvis Cefës vendosi rrëzimin e kërkesa ankimore 33 të paraqitur nga LSI, rrëzimin e kërkesës ankimore 41 të PD-AN, rrëzimin e kërkesës 52 të paraqitur nga kandidati i pavarur Kreshnik Merxhani. Lënien ne fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”, tha relatori Braho.

Relatori Braho u shpreh se vendimi hyn në fuqi dhe mund të ankimohet brenda 5 ditëve.

Ndërkohë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Berat, KAS do të mblidhet sërish në orën 15:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY