Skerdian Gabrani, një nga personat e dyshuar të vrasjes së Tauland Gjikaj, ngjarje e ndodhur në datën 3 mars 2021, në rrugën Transballkanike, është vetëdorëzuar, raporton top channel.
Gabrani gjatë kësaj kohe ka qëndruar i fshehur në qytetin e Vlorës dhe ka folur për Top Channel, ndërsa ishte duke shkuar për në Komisariat.
Ai tregon çfarë ka ndodhur atë ditë në rrugën Transballkanike, ndërkohë që avokati i tij i cili e shoqëroi në ambientet e policisë.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, policia shoqëroi Hansi (Andi) Jonuzajn, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili me automjetin tip “Ford”, tentoi të largohej bashkë me një armë zjarri tip kallashnikovi.
Pas arrestimit ai nuk pranoi krimin duke thënë që s’kishte lidhje me ngjarjen, por pamjet filmike, gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes si dhe kapja e tij në po të njëjtin mjet që ka ndodhur vrasja, kanë qenë prova të pakundërshtueshme për policinë, e cila ka bërë arrestimin e tij.
Tashmë në kërkim është edhe Elton Hajnaj, i cili dyshohet se në bashkëpunim me Skerdian Gabranin, kanë ekzekutuar Tauland Gjikajn, djali i një ish-punonjësi policie me precedent të mëparshëm penal.a.b
Vlorë
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 03.03.2021, në lagjen “Bashkimi” Vlorë , ku u vra me armë zjarri shtetasi T. GJ., ju informojmë se:
Si rezultat i negociatave është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë shtetasi i shpallur në kërkim S. G., 36 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor i shtetasit H. J., i arrestuar më parë nga Policia, si autorë i dyshuar në këtë ngjarje.
Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Vlorë, për veprime te mëtejshme hetimore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/