Departamenti Amerikan i Shtetit ka lajmëruar ndalimin e ish kryeministrit Sali Berisha në SHBA. Lajmi bëhet i ditur përmes një postimi në Twitter nga Sekretari i Shtetit i SHBA, Blinken.
Përveç Berishës i ndalohet hyrja edhe familjes së tij.
“Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe ju ndalohet hyrja në SHBA”, shkruhet në teitter nga Blinken.
“Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, poston Sekretari Amerikan i Shtetit.
Former President of Albania Sali Berisha’s corrupt acts undermined democracy in Albania. I am publicly designating Berisha and his immediate family members as ineligible for entry into the United States. We remain #UnitedAgainstCorruption with our partners in Albania.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 19, 2021
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/