Një efektiv i forcave RENEA u arrestua me 1 kg kokainë këtë pasdite.
Në pranga ka rënë efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar të cilët ishin trafikant droge.
Pjesëtari i forcave RENEA, jo vetëm që ishte posedues i kokainës, por vepronte edhe si mburojë e 2 trafikantëve të tjerë.
Ai është arrestuar në flagrancë së bashku me 2 trafikantët e drogës, në momentin që po transportonin 1 kg kokainë.
Aktualisht policia ka sekuestruar 1 kg kokainë, dhe telefonat e të arrestuarve, të cilëve do iu kontrollohen edhe kontaktet dhe thirrjet e tyre të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të përfshirëve të tjerë në trafik. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/