Një aksident i rëndë me 2 viktima ka ndodhur ditën e sotme në Lushnjë në fshatin Bubullimë. Si pasojë e aksidentit kanë humnbur jetën babai Xhezmi Oshafi, dhe një vajzë me inicialet A.B, megjithëse policia thotë se ende vajza nuk është identifikuar.
Lushnjë, Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xhezni Oshafi, 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/