Breshëri që tronditi Shkodrën, meteorologu shpjegon pse ndodhi

Breshëri që tronditi Shkodrën, meteorologu shpjegon pse ndodhi

367
0
Shares

Shkodra përjetoi një mot i pazakontë natln e kaluat kur një stuhi breshëri që vijoi për disa orë ka zbardhur rrugët e qytetit, ndërsa ka shkatërruar të mbjellat në fshatra.

Si pasojë e motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, dëme në agrikulturë si dhe dëme tek bimët dekorative.

Drejtoria e bujqësisë deklaroi se deri tani janë evidentuar 350 ha tokë bujqësore që janë dëmtuar nga breshëri.

“Ka patur reshje të konsiderueshme breshëri dhe reshje të pakta shiu duke filluar nga ora 00:30 dhe për rreth 50 minuta solli rreth 55 mm reshja. Kjo ndodhi për shkak të disa ditëve me temperatura të larta duke u pasuar me rënie të menjëhershme të vlerave termike. Kjo solli pikërisht dhe prezencën e reshjeve në formën e breshërit në Shkodër”, shpjegon meteorollogu Hakil Osmani gjatë një interviste për abcnews.

Sa i përket motit në fundjavë, Osmani shpjegon se pasditja e sotme pritet të karakterizohet nga një mot më i mirë krahasuar me mëngjesin, ndërsa reshjet rikthehen nesër deri në orët e mesditës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY