Nga Genc Pollo
Deri më sot shkeljet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit(MSA) të debatuara në Tiranë e Bruksel kishin të bënin me çështje ekonomike e biznesi. MSA, traktati bazë që rregullonmarrëdheniet mes Republikës tonë dhe Bashkimit Europian, garanton edhe barazinë e shanseve ekonomike dhemosdiskriminimin për çdo sipërmarrës shqiptar a europian. Kjo garanci u dhunua nga qeveria me ligjet speciale përTeatrin Kombëtar, Aeroportin e Vlorës e Portin e Durrësit; këto raste janë të njohura për publikun në radhë të parë si probleme favoritizmi, abuzimi e korrupsioni.
Pakkush do të mendonte se kësaj kategorie të njohurproblemesh do t’u shtohej edhe një devijim në atë qëkonsiderohet pika e fortë e Shqipërisë në dallim nga të gjithashtetet kandidatë për BE: rreshtimi në politikën e jashtme e tësigurisë me qendrimet e Bashkimin Europian. Ky është njëdetyrim i marrë përsipër nga shtetet e Ballkanit Perëndimor e Turqia në MSA me Brukselin; Tirana zyrtare e nënshkroi atënë v. 2006. Ky rreshtim apo linjëzim, siç e quajnë nëMinistrinë e Europës dhe e Punëve të Jashtëme (MEFA) krahas përkrahjes masive popullore e konsensusit politik përanëtarësim në BE e dallojnë Shqipërinë nga kandidatët e tjerënga Beogradi në Ankara. Natyrisht pa llogaritur Kosovën.
Duhet të shtoj këtu se ky rreshtim gjithmonë ka qenë i natyrshëm ose të paktën jo problematik. P. sh. sanksionetkundër Rusisë kanë qenë jo të kollajshme për disa shteteeuropianë: herë për arsye marrëdhëniesh ekonomike, herë përafërsi kulturore. Por ata kanë vepruar në unison në favor tësigurisë kolektive europiane. Tirana veproi gjithashtu por pa mundime kësisoj.
Të martën, më 11 maj, MEFA deklaroi se “sulmet me raketa(nga Gaza) kundër Izraelit janë të pajustifikueshme“. Bëhejfjalë për qindra raketa të lëshuara nga lëvizja Hamas, e shpallur prej kohësh terroriste nga BE e ShBA, drejtJeruzalemit e Tel Avivit; viktimat ishin edhe hebrenj edhearabë. Këto zhvillime erdhën pas trazirave të dhunshme rrethVendeve të Shenjta të Jeruzalemit ku përgjegjësia ështëkomplekse dhe asnjë palë, duke filluar me Izraelin, nuk ështëpa faj.
Prandaj deri aty thirrjet ekuidistante për vetëpërmbajtje e çtensionim nga ana e komunitetit ndërkombëtar ishin të drejtae me vend. Deri në momentin kur Hamasi terrorist sulmoipopullsinë civile në shtetin fqinj me të tërë arsenalin e raketave. Për të tentuar një krahasim sqarues: sikur pas përleshjeve mes anëtarëve të komunitetit malazez nëVrakë/Shkodër dhe policisë tonë, Mali i Zi për raprezalje tëbombardojë Tiranën (Zoti më faltë për këtë shembull tëpamendueshëm).
E gjithë Europa e dënoi agresionin në termat më të ashpra; e gjithë Europa foli për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Po kështu edhe ShBA. Po kështu edhe qeveritë në BallkaninPërëndimor. Dallim bëri Ankaraja që e shpalli Izraelin “shtetterrorist” e apeloi për një aleancë të shenjtë kundër tij. A ishtekjo e dobishme mbetet mbase për një shënim tjetër por turqit i dinë vetë punët e tyre.
E ne të kthehemi në punët tona: T’a zemë se fakti që Izraeli e njohu diplomatikisht Kosovën kurse autoritetet palesineze me zell e shpallin atë ende provicë serbe nuk lipset të jetë faktornë gjykimin e Tiranës.
A ka ndonjë arsye të fortë qeveria jonë për t’u shmangur ngalinja e Bashkimit Europian?
Por t’a zemë se detyrimi i MSA nuk është aty: prapë a kandonjë arsye qeveria që për një agresion të jashtëm mbiterritorin e popullsinë e një vendi sovran të kafshojë gjuhën e të thotë vetëm “e pajustifikueshme” ?
Sepse nëse ka, ky është një problem më i rëndë se disa ligjespecialo-korruptive.
Genc Pollo
Ish ministër e deputet
13 maj 2021
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/