KQZ ka njoftuar zyrtarisht përmes një njoftimi në lidhje me vendimet që ka marrë sot KAS.
Përmes njoftimit mësohet se janë pranuar provat për qarkun e Gjirokastrës por është rrëzuar kërkesa për të mbledhur prova të tjera nga vetë KQZ.
Njoftimi i KQZ:
Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoikërkesat ankimore nr. 33 me objekt: Ndryshimin e vendimittë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me nr.347 datë04.05.2021 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse përrezultatin e votimit në zonën zgjedhore, qarku Gjirokastër, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë nëzgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021” me ankues Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, nr. 41 me objekt Kundërshtimin e vendimit të Komisionerit Shtetërortë Zgjedhjeve me nr. 347, datë 04.05.2021 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonënzgjedhore, qarku Gjirokastër, për subjektet zgjedhore dhekandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”, “Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 25.04.2021 në zonënzgjedhore, qarku Gjirokastër” dhe “Urdhërimin e përsëritjessë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonënzgjedhore, qarku Gjirokastër në periudhën më të afërtzgjedhore”, me ankues Partia Demokratike e Shqipërisë dhenr. 52 me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr.347, datë04.05.2021 të KSHZ dhe shpalljen e pavlefshme tëzgjedhjeve në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër” me ankues kandidatin e pavarur, z. Kreshnik Merxhani.
Me shumicë votash, KAS vendosi pranimin e provave tëdepozituara nga subjektet në KQZ dhe rrëzimin e kërkesavetë PD-AN dhe LSI për marrjen e provave nga institucionetdhe entet e tjera publike.
Dy anëtarët e KAS kërkuan nga Administrata e KQZ-sëverifikimin nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhoreemrat e shtetasve të depozituar nga LSI, si dhe këqyrjen e tëdhënave të pajisjeve PEI për kryqëzimin e të dhënave përqarkun Gjirokastër.
KAS vendosi pezullimin e vendimmarrjes për tre kërkesatankimore deri në paraqitjen nga Administrata e KQZ-së, e dy provave të kërkuara.
KAS vendosi mos kalimin për shqyrtim të kërkesësankimore nr. 32 me objekt “Kundërshtimin e vendimit tëKSHZ-së me nr. 345, datë 04.05.2021 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonënzgjedhore, qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhekandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021” me ankues z. TasimMehmeti, kandidat për deputet, qarku Vlorë.
Në seancën e sotme u hodh shorti për caktimin e relatorit tëkërkesës ankimore nr. 54 të depozituar sot në KQZ, me ankues kandidatin e pavarur, z. Pal Shkambi. Rezultatet e shorti përcaktuan si relator, anëtarin Elvis Çefa.
Kërkesat ankimore nr. 34, nr. 35 dhe nr. 42 do të shqyrtohenditën e Premte, datë 14.05.2021 në orën 10:00. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/