Dalin pamjet e aksidentit të rëndë ku mbeti i vdekur Fatmir Avdillari. Aksidenti ndodhi një ditë më parë në bulevardin Migjeni në Yzberisht. Në pamje duket se Avdillari është më shpejtësi të lartë.
45-vjeçari, Fatmir Avdillari ka qenë një personazh i njohur për institucionet ligjzbatuese në vend, subjekt i OFL-së. Fatmir Avdillari, është i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkëanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri, ky i fundit i cili identifikohet si “kapoja”.
Një vit pasi doli ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Në atë kohë ‘Xubi’ pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave, pasi dyshonte që i kishte vrarë vëllanë. Por saga e tij me drejtësinë nuk përfundoi këtu, pasi pas daljes nga burgu, në 2017 “Xubi” u akuzua për trafik droge. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/