25 persona janë shoqëruar nga Policia e Elbasanit gjatë natës pas atentatit që iu bë Everest Çakës.
Ata do të japin dëshminë e tyre rreth lëvizjeve të viktimës dhe gruas së tij para momentit të atentatit të kryer pasditen e djeshme. Nga dëshmia e tyre pritet të dalin edhe detaje të tjera nga organizimi i vrasjes, që deri më tani dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.
Pengesë në hetime është mungesa e filmimit qartë të kamerave të sigurisë, pasi në zonën ku ndodhi ekzekutimi, ndriçimi ishte i ulët.
Dy dëshmitë kryesore janë ajo e bashkëshortes dhe e një kalimtari në momentin e vrasjes.
Në momentin e vrasjes, Çaka ka qenë duke lëvizur me një makinë tip “Opel” së bashku me bashkëshorten e tij. Ai mori një plumb në kokë dhe një në gjoks, ndërsa gjeti vdekjen e menjëhershme në timon, ndërsa Silvana është lënduar vetëm në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi viktima është akuzuar 11 vite më parë për vrasjen e një shoferi dhe dyshohet se vrasja ka lidhje me të shkuarën e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/