Zbehet kufiri mes krimit dhe policisë, oficeri i antidroges ishte në makinën...

Zbehet kufiri mes krimit dhe policisë, oficeri i antidroges ishte në makinën e biznesmenit që u ekzekutua

409
0
Shares

Një efektiv të antidrogës ndodhej në makinë e biznesmenit Bledar Bircaj kur ky i fundit u qullua nga dy persona më breshëri automatiku.

Oficeri është identifikuar me inicialet G.Ç., dhe ka dëshmuar se kishte lidhje miqësore me viktimën dhe për këtë arsye ndihej në një mjet me të.

Ai ka dëshmua më pas në polici ku ka thënë se nuk ka njohur asnjë prej autorëve.

“Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashe dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin te kamufluar. Nuk jam në djeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur mendova se me kapen plumbat”, ka thënë ai.

Ndërkaq në brezin e Bledar Birçajt është gjetur një armë e llojit “Beretta”.

Biznesmeni Bledar Birçaj, 40 vjeç, një person me të shkuar kriminale u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesditën e djeshme në lagjen “Hajro Çakërri” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë, teksa udhëtonte me një automjet të llojit ‘X5’, i shoqëruar nga një efektiv anti-droge

Bledar Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja. Ai rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2011 për një vrasje, por Gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një nga pistat që ka në tavolinë grupi hetimor, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij jashtë vendit. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY