Gjykata e Tiranës dënoi me burgim të përjetshëm Robert Përpepaj, i cili vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj. Ndërkohë, Ronald Muzhaqi është dënuar me 23 vite burgim. Robert Perpepaj është në kërkim dhe Muzhaqi i arrestuar.
Akuza ndaj Përpepajt është ajo e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të vitit 2018. I plagosur mbeti edhe shoku i Gjikolajt, Erion Benga. Ronald Muzhaqi u arrestua nga policia në një banesë në kryeqytet dy ditë pas ngjarjes.
Vrasja erdhi pas një sherri mes Bengës dhe Përpepajt. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/