Një person është plagosur sot me armë zjarri në Korçë. Ai quhet Marsel Rusi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 ndërkohë që në orën 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi Marsel Rusi rreth 33 vjeç, banues në Korçë.
Sipas policisë së Korçës, në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/