Kapet dhe vihet në pranga nga policia e Lezhës një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Gjovalin Ndoj, 48 vjeç, banues në Lezhë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 04.05.2021, e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale ” Trafikim i narkotikëve.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2017, në Velipojë, Shkodër, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/