Atentat me armë zjarri në Vlorë. Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një makine tip BMË, janë raportuar mesditën e sotme në Vlorë, ku një person raportohet se ka mbetur i plagosur fillimisht por më pas ka ndrruar jetë.
Personi i plagosur është drejtuesi i mjetit. Mendohet se drejtuesi ka nderruar jete gjate rruges per spital. Viktima eshte Bledar Bircaj, pronar i nje lokali ne Lungomare. a.b
Vlorë/ Informacion paraprak
Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/