Levizje masive në prokuroritë e rretheve, enigmë arsyet, dhjetra hetime për zgjedhjet...

Levizje masive në prokuroritë e rretheve, enigmë arsyet, dhjetra hetime për zgjedhjet ndryshojnë prokuror

395
0
Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot 17 ndryshime në prokuroritë e rretheve pa dhënë arsye për këto lëvizje ndërkohë që një numër hetimesh për manipulim zgjedhor ndryshojnë prokuror.

I pari që ka lëvizur, është prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita, i cili kohët e fundit ishte angazhuar në hetimin e vrasjes me 79 plumba të Bardhok Planaj në Dobraç të Shkodrës.

Ky i fundit ka lëvizur për në Tiranë, ndërsa hetuesi i Tiranës Etien Kapo është emëruar në Apelin e Durrësit. Po në Durrës është transferuat edhe Elvin Gokaj. Ndërkohë drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Milan Laska është sjellë në Tiranë. Edhe Arben Agovi, nga Lezha është transferuar në prokurorinë e Tiranës. Po ashtu nga Kavaja në Tiranë është trasferuar edhe magjistratja Ornela Rrumbullaku. Ndërsa kolegia e saj në Prokurorinë e Kavajës, Edina Kurti, është transferuar në Durrës.

Për shkak të vendeve vakante në prokurorinë e Tiranës është transferuar dhe prokurorja e Lushnjës, Rovena Bozo.

Ndërsa, vendin e saj në Lushnjë e zë, Edmond Karriqi, i cili është transferuar në këtë detyrë nga prokuroria e Kukësit

Por pavarësisht këtij transferimi, Karriqi është komanduar nga KLP si drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, për periudhën nga 27 prilli deri në 26 tetor 2021.

Nga posti i drejtuesit është larguar dhe prokurori i Vlorës, Erion Çela, i cili është emëruar në Apel, po në të njëjtin qytet. Njëherësh postin e drejtuesit e ka “braktisur” dhe prokurori Artur Ismailukaj, i cili drejtonte prokurorinë e Tropojës. Ismailukaj, është transferuar në prokurorinë e Elbasanit si prokuror i thjeshtë. Prokurorisë së Elbasanit, i është bashkuar dhe prokurori Ervin Beqiri, i cili më parë ka shërbyer në prokurorinë e rrethit të Korçës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY