Çfarë shkruan PD për zgjedhjet në Elbasan, emra të personave të përfshirë...

Çfarë shkruan PD për zgjedhjet në Elbasan, emra të personave të përfshirë në blerje votash

224
0
Shares
numerimi votash

Në ankesat voluminoze të PD theksohet fort edhe qarkubi Elbasanit.

PD ka bërë një përshkrim për listën e kandidatëve për deputetë atje, ku midis të tjerësh është edhe shtetasi Klevis Xhoxhi, “nipi i gruas së kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, i cili mbështetet fuqishëm nga grupi kriminal i Suel Çelës”. Midis emrave të përmendur nga PD është edhe kandidati për deputet, tanimë i zgjedhur Saimir Hasalla, dhëndri i ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili “mbështet fort nga grupi kriminal i Ardian Rakipit, që është vëllai i Aqif Rakipit.

“Ardian Rakipi është ndër trafikantët më të fuqishëm të drogave të forta dhe jo vetëm në vend, me aktivitet në Holandë, Itali dhe Angli”, thuhet në dokumentin e PD depozituar në KQZ.

Demokratët pretendojnë se në këtë qark, kandidatët socialistë kanë ngritur një infrastrukturë kriminale që cenon standardet e zgjedhjeve ndërsa liston edhe emrat konkretë që sipas saj janë përfshirë në këto veprimtari.

“Shtetasi Suel Çela, shtetasi Klemend Xhaferri, Marsel Agron Rroka, Gëzim Rusi, Ernaldo Metaj, Ernest Skilja, Mehmet Greca, janë angazhuar në veprime penguese përmes kanosjes, dhunës apo çdo mënyrë tjetër ndaj subjekteve zgjedhore në mënyrë që këto të fundit të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore”, thuhet në ankimimet e PD për Elbasanin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY