Zyrtarët nga Kosova: Qeveria shqiptare të zbardhë sa më shpejt shkakun e...

Zyrtarët nga Kosova: Qeveria shqiptare të zbardhë sa më shpejt shkakun e vdekjes së 3 familjarëve nga Gjilani

129
0
Shares

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka kërkuar sonte nga qeveria shqiptare qe të zbardhë sa më shpejt shkakun e vdekjes tragjike të 3 anëtarëve të një familje nga Gjilani.

Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familje Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve në Shqipëri.

“E nderuar familje Haliti,

Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.

Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telergram. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY