PD në qarkun e Gjirokastrës mbështet Bashën: Do vijojmë deri në fitore

PD në qarkun e Gjirokastrës mbështet Bashën: Do vijojmë deri në fitore

134
0
Shares

Degët e PD në qarkun e Gjirokastrës kanë shprehur mbështetjen për kreun e PD, Lulzim Basha.

Do të vijojmë betejën me Bashën deri në fitoren e Partisë Demokratike, kanë kanë deklaruar sot, kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të qarkut të Gjirokastrës, Dasho Aliko i degës në Gjirokastër, Ladi Bana i degës në Tepelenë, Esmerald Xhemali i degës në Memaliaj, Elton Hysenshahaj, kryetar i PD-së në Përmet dhe Luan Malko, kryetar i PD-së në Këlcyrë.

Më poshtë deklarata:

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ku standartet demokratike munguan në të gjitha drejtimet, PD shënoi një rezultat inkurajues duke rritur si qark ndjeshëm mbështetje, qoftë në përqindje ashtu dhe të numrit absolut, pavarësisht rënies së popullsisë, pra dhe të votuesve.

Kjo u arrit pavarësisht presionit të madh të institucioneve shtetërore me instrumentet e saj si Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme etj, që ishin në duart e kandidatit të mazhorancës.

Kjo prodhoi deformimin e votës dhe i hoqi të drejtën e përfaqësimit, kandidatit të dytë të familjes sonë.

Për këtë, drejtuesit rilindas në Gjirokastër vendosën gjithë asetet shtetërore në favor të kandidatëve të tyre. E megjithatë tek PD besuan një numër i madh votuesish në krahasim me zgjedhjet e 2017, ndërsa Rilindja pati rënie me 3 mijë vota.

Në këto kushte, PD do të vazhdojmë të luftojë, për demokracinë, për lirinë e votës dhe për një Shqipëri europiane.

Degët e PD Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Këlcyrë e Memaliaj do të vazhdojnë betejën nën drejtimin e kreut të PD Lulzim Basha duke e mbështetur fort atë për të drejtën legjitime të shqiptarëve, votën e lirë!

Me kryetarin Lulzim Basha nuk do të reshtim, por do të vijojmë betejën deri në fitoren e Partisë Demokratike!

Sovrani foli, votat u deformuan me bekimin e kryerilindasit përmes favoreve, përmes buxhetit nga taksat tona, përmes presionit të administratës, përmes mënyrave që kanë për produkt një regjim kleptokrat dhe larg standarteve ku synojmë.

Është momenti të bashkohemi të gjithë dhe t’i tregojmë regjimit reagimin tone solid!

Rroftë Shqipëria, rroftë PD.

Dasho Aliko, kryetar i PD Gjirokastër

Ladi Bana, kryetar i PD Tepelenë

Esmerald Xhemali, kryetar i PD Memaliaj

Elton Hysenshahaj, kryetar i PD Përmet

Luan Malko, kryetar i PD Këlcyrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY