Policia e Lezhës ka arrestuar katër persona, kushërinj mes tyre pasi kanë dhunuar një 38-vjeçar..
Personat e arrestuar janë Mirash Paplekaj, Gëzim Paplekaj, Donald Paplekaj dhe Jetmir Paplekaj.
Këta persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë dhunuar dhe kërcënuar me jetë shtetasin Ylli Kacoli, 38 vjeç, për të bërë deklarim të rremë në lidhje me një video që kishte nxjerrë në Facebook, ku Gëzim Paplekaj shprehej se kishte marrë 200 mijë lekë të vjetra për 4 vota.
Paplekaj nga ana e tij është vënë nën hetim nga SPAK, për krime zgjedhore, pasi deklaronte me gojën e tij se familjarisht ia kishte dhënë votën Partisë Socialiste, në këmbim të 200 mijë lekëve të vjetra.
Çështja tashmë, në mungesë të drejtësisë nga shteti, duket se ka kaluar në vetëgjyqësi ndërmjet familjeve. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/