Videolajm/“Belinda Balluku është për burg”, Gazment Bardhi rendit faktet e blerjes së...

Videolajm/“Belinda Balluku është për burg”, Gazment Bardhi rendit faktet e blerjes së votave përmes legalizimeve

652
0
Shares

“Belinda Balluku është për burg”, ka postiar sot në rrjete sociale deputeti i zgjedhur i PD, Gazment Bardhi. Ai rendit faktet e blerjes së votave, sipas tijpërmes legalizimeve në zgjedhje.

Postimi i Bardhit:

Belinda Balluku mund të mashtrojë për 1 ditë, por nuk e mashtron dot SPAK, që ka në dorë provat e blerjes së votave përmes legalizimeve. Një drejtësi pa ndikim nga qeveria duhet ta çojë Belinda Ballukun pas hekurave të burgut.

Faktet janë kokëforta:

1. Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, me në krye drejtuesen e shtabit, Laureta Omeri mbledhin të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Belinda Balkukut për të kryer legalizimin para zgjedhjeve. Ky është përdorim i  burimeve shtetërore për qëllime partiale dhe elektorale dhe ndëshkohet me burg.
2. Zyrat e Kadastrës janë vënë në dispozicion të shtabit elektoral të Belinda Ballukut për të bërë legalizime në masë deri të premten para zgjedhjeve.
3. Belinda Balluku nuk u shërben qytetarëve, por blen vota me legalizimet në kundërshtim me ligjin. Në 24 prill grupi i krijuar për legalizimet në Kombinat u shpërbë pa patur më interes për gjoja shërbimin ndaj qytetarëve.

Ky i Belinda Ballukut është një krim elektoral, që ka deformuar vullnetin e qytetarëve. Votat e blera edhe me mënyra të tjera nuk do ta shpëtojnë Belinda Balkukun nga drejtësia! m.k

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY