Dizën e martë në Greqi do të ndodhë hapja e madhe ndërsa më 14 maj do hapet vendi për turistët. Pritet që deri në fund të muajit maj Greqia të hapet për gjithë botën, raportoi sot për wake up nga Athina gazetari i Top Channel, Artur Bibe.
“Greqia përgatitet të bëjë hapjen e madhe. Të martën fillojmë hapjen e madhe, fillojmë me restorantet dhe gradualisht të gjitha bizneset, tha Bibe referuar vendimeve të fundit të qeverisë greke.
“Në 14 maj hapet turizmi, një super lajm, sepse jemi më shumë se një vit të mbyllur, më shumë se një vit të izoluar. Më në fund tani jemi mirë, plot shpresë. Vaksinat po ecin goxha mirë dhe ardhja e ilaçit të ri EXO-CD24, besoj është në drejtimin e duhur.
Kemi 60-100 mijë vaksinime në ditë në këtë periudhë dhe besoj deri në shtator vaksinat e Covid do jenë edhe në farmaci”, tha Bibe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/