Bujar Nishani: Projekti i Bashës dështoi, duhet një projekt i ri

Bujar Nishani: Projekti i Bashës dështoi, duhet një projekt i ri

129
0
Shares

Ish presidenti Bujar Nishani tha se projekti i Bashës në PD ka dështuar dhe se ai duhet të largohet nga drejtimi i partisë, për t’i hapur rrugën një projekti të ri. Nishani ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV.

“Misioni i Partisë Demokratike është të rrëzojë modelin më të inkriminuar dhe që i ka sjellë trauma Shqipërisë dhe jo të bëhet pjesë e një kulise. Ajo që kam thënë dhe dua të realizohet, ka të bëjë me një fakt më të madh se fati politik i kryetarit të PD. Jemi në situatë fatkeqe për shqiptarët, ku një njeri, Edi Rama, ka marrë peng vendin, ka shkatërruar institucionet e vendit.

Problemi im është që mekanizmi dhe alternativa e vetme që ka përgjegjësinë, forcën dhe mundësinë për të rrëzuar Edi Ramën, është Partia Demokratike.

Ky mission i një projekti tetë vjeçar, i dizenjuar nga zoti Basha, i mbështetur nga të gjithë, për fatin e keq, dështoi.

Kush është fakti më kokëfortë dhe i pakontestueshëm? 46% e shqiptarëve në kutitë e votimit. Nëse ky projekt do të çonte në kutitë e votimit 56% apo 66%, Rama nuk do të ishte sot, me gjithë bandat dhe manipulimet. Projekti i udhëhequr nga zoti Basha dështoi. Ky projekt nuk mund të mbahet peng. PD nuk mund të jetë më partia me imazhin dhe organizimin e 2015, 2017 dhe 2019. Duhet të kemi një PD me vizion, forcë dhe kompozimin e 2025.

Për të arritur këtë vizion ka një proces. Një proces i cili bëhet nga njerëzit. Njerëzit janë të ndryshëm, janë të gjeneratave të ndryshme.

PD duhet të kthehet dhe mund të kthehet, është e vetmja mundësi që kemi. Që ky projekt të nisë, duhet të krijohet hapësira e nevojshme.

Zoti Basha, si njeri që u përpoq tetë vite rresht, rezultoi model i pamjaftueshëm për të përmbysur këtë që ka përballë. Mos të gënjejë njeri mendjen që Rama mund të ndryshojë.

Zoti Basha, duhet të falenderojë demokratët, t’ju kërkoj ndjesë që nuk mundi të realizojë pritshmërinë e tyre, të bëhet pjesë të mbështes çdo projekt të ri. Aty fillon një proces i ri themelor, me prurje të reja, statutin, etj.

Unë besoj që do ta bëjnë anëtarët e Partisë Demokratike”, tha ndër të tjera Bujar Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY