Një tjetër deputet nga rreth I ngushtë familjar I ish deputetit Aqif Rakipi është edhe në Elbasan.
Ai është Saimir Hasalla, bashkëshorti i mbesës së Aqif Rakipit. Hasalla ka qenë edhe kryetar i Bashkisë së Peqinit, një zonë me ndikim të fortë nga Aqif Rakipi.
Vetë Rakipi ishte deputet I PDIU fillimisht dhe më pas kaloi me PS, por u detyrua të largohej nga Parlamenti për shkak të ligjit të dekriminalizimit.
Kësja here ai futi në listën e kandidatëve Ornaldon, të birin I cili e përqëndroi fushatën e tij në Vorë dhe fshatrat përreth, si dhe Hasallën.
Kryeministri Rama ka bërë edhe kompromise të tjera me listën e tij në qytete të ndryshme të vendit. Në Shkodër futi në listë të birin e një biznesmeni të njohur të përfolur edhe për të shkuar penale. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/