Vijon numërimi i votave preferenciale në të gjithë Shqipërinë, cilët kandidatë pritet...

Vijon numërimi i votave preferenciale në të gjithë Shqipërinë, cilët kandidatë pritet të thyejnë herësin

349
0
Shares
numerim votash new

Prej dje pasdite ka nisur numërimi i votave preferenciale në të gjithë vendin, përfshirë edhe Tiranën që mbylli e fundit numërimin e votave për partinë.

Janë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur që presin rezultatin ndërkohë që zgjedhja e kandidatëve preferencialë ishin risia e zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, datë 28 prill 2021 në orën 9:00. Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Deri tani është mbyllur numërimi në Bashkinë e Korçës, ku kandidati Ervin Salianji rezulton nga PD kandidati më i votuar. Salianji, kandidati i tretë në listën e Partisë Demokratike në Korçë. Nga 18.263 vota që Partia Demokratike mori në bashkinë e Korçës, 4913  vota preferenciale kanë shkuar për kandidatin Ervin Salianjin, duke e vendosur atë në krye të listës së kandidatëve më të preferuar. Më pas renditet ish-kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mano me 4548 vota dhe i treti nënkryetari i PD, Edmond Spaho me 1900 vota.

Ndërkaq vijon numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputet në Qarkun e Lezhës ku numërimi ka përfunduar në një KZAZ në Lezhë dhe një tjetër në Mirditë.

Më i votuari brenda listës së PD është Mark Marku, ndërsa në listën e PS është barazim Lindita Nikolla dhe Gentian Malotaj me nga 3251 vota secili. Janë edhe 142 kuti për t’u numëruar nga 249 që ka Qarku i Lezhës.

Në Shkodër kryeson Benet Beci kryeson nga kandidatët e PS, ndërsa nga kandidatët e PD më shumë vota ka marrë Bardh Spahia.

Beci pasohet nga Paulin Stërkaj, Ilir Beqaj dhe Edona Bilali ndërsa tek PD Bardh Spahia  pasohet nga Lodovik Hasani 3451 kurse i treti është Helidon Bushati 2997.

Në qarkun e Elbasanit më i votuari renditet Taulant Balla, me afro 11 mijë vota. Pas tij, në radhët e PS, renditet ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Në Partinë Demokratike. Luçiano Boçi, i renditur i shtati në listë, ka grumbulluar mijëra vota dhe pritet të thyejë herësin, pas tij, renditet drejtuesi politik i qarkut Gazment Bardhi dhe kandidatja Flutura Açka.

Në Qarkun e Dibrës sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 134 kuti të numëruara nga 207 QV në total, kandidati më i votuar nga radhët e Partisë Demokratike është Kreshnik Çollaku me 4.941 vota, i ndjekur nga Dhurata Tyli me 2.649 vota dhe Xhelal Mziu me 603 vota.

Nga krahu tjetër, më e votuara në Partinë Socialiste deri më tani është kandidatja Aurora Mara, e cila ka siguruar 8.765 vota, e ndjekur nga Lavdrim Krashi me 408 vota dhe ish-kryebashkiaku Dionis Imeraj me 212 vota.

Në qarkun e Gjirokastrës është në garë Tritan Shehu dhe Myzafer Elezi që kandidon në Tepelenë e Memaliaj, kjo pasi Elezi ka marrë shumë mbështetje sidomos në dz bashkitë ku ai është kandidat. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY