Është mbyllur numërimi për kandidatët në Shkodër. Në koalicionin PD-AN votat më të shumta në këtë qark i ka marrë kandidati Lodovik Hasani, i cili ka mundur të sigurojë 3321 vota, i cili ndiqet nga Bardh Spahia me 2853 vota. I treti renditet Helidon Bushati me 2282 vota. Nard Ndoka ka marrë fare pak vota për të mundur të tejkalojë ndonjë nga lista e sigurtë.
Ndërsa tek PS më shumë vota ka mundur të marrë kandidati Benet Beci plot 3237 vota, i dyti renditet Paulin Sterkaj me 2244 vota, si dhe Ilir Beqaj me 1308.
LSI në Shkodër ku mundi të siguronte edhe një deputet, votat më të shumta i ka marrë kandidati Agron Çela me 956 vota. Ai ndiqet nga Edmond Ndou me 557 vota dhe Brojaj me 228 vota.
Fituese në qarkun e Shkodrës doli Partia Demokratike, e cila mundi të sigurojë 5 deputet, PS siguroi 3 deputetë, PSD 2 deputetë dhe LSI 1 deputet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/