Mbyllet numërimi për kandidatët në Tiranë, rezultati final

Mbyllet numërimi për kandidatët në Tiranë, rezultati final

446
0
Shares

Ka përfunduar gjate natës procesi numërimit për qarkun e Tiranës, pa ndikuar në rezultatin paraprak. Partia Socialiste merr 18 mandate, Partia Demokratike 15, LSI 2 dhe Partia Socialdemokrate 1 mandat deputeti.

Nga numërimi i fletëve të votimit të 1243 QV, Partia Socialiste mori shumicën e votave, prej 226842 vota ose 48.7%, Partia Demokratike 182335 ose 39.1 %, LSI 27945 ose 6% dhe PSD me 13273 ose 2.8%.

Partia Socialiste gjatë fushatës elektorale kishte vendosur si objektiv në Tiranë marrjen e 20 mandateve, por mbeti në kuotën e vitit 2017.

Ndërsa PD e cila në 2017 kishte 11 mandate, në zgjedhjet e 25 prillit u rrit me 4 mandate. LSI ka pësuar një rënie prej 3 mandatesh. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY