Partia Socialiste i ka rrrëmbyer edhe një mandat LSI-së në këtë qark, duke e zbritur këtë parti ne 4 mandate në rang kombëtar. Megjithatë beteja ende mbetet e hapur mes dy partive për sa kohë nuk ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive.
Nga numërimi i 394 Qendrave të Votimit, Partia Socialiste ka kaluar në avantazh, duke i rrëmbyer mandatin e vetëm LSI-së në këtë qark. Nga kalkulimet rezultati mes PS dhe LSI në qarkun e Durrësit për këtë mandat lëviz për 22 vota.
Duke fituar mandatin e tetë, Durrësi mund ta kosniderojë edhe Edi ramin si deputetë të vetin pavarësisht se Rama e ka tashmë një mandat në Vlorë.
Në këtë moment PS ka në Durrës 8 mandate, kurse PD 6 mandate. Diferenca deri tani mes PS dhe PD është me mbi 10 mijë vota. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/