Janë numëruar rreth 94% e kutive të votimit (ora 14.00, e martë 27 prill), Partia Socialiste ka siguruar një fitore përmes së cilës ka mundësi të krijojë qeveri dhe të qeverisë e vetme.
PS ka siguruar 74 mandate në rang kombëtar pasi shtoi numrin e tyre në Durrës.
Partia Demokratike ka arritur në shifrën e 59 mandateve. Demokratët nuk kanë realizuar pritshmëritë në Shkodër, Elbasan dhe Tiranë ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar një rënie të madhe duke pasur vetëm 4 mandate. Kurse Partia SocialDemokrate ose më mirë Tom Doshi ka fituar 3 mandate, një rezervë e mirë për Ramën në Parlament.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 10 qarqe, ndërsa kanë mbetur edhe kutitë e fundit në Tiranë dhe Durrës.a.b
Lista e mandateve
Në qarkun e Tiranës (nuk ka përfunduar numërimi) PS ka siguruar 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1.
Në qarkun e Durrësit (nuk ka përfunduar numërimi) deri tani PS ka 8 mandate PD 6.
Në qarkun e Elbasanit PS siguron 8 mandate, PD 6.
Në qarkun e Vlorës 8 mandate PS, 4 PD.
Në qarkun e Gjirokastrës PS 3 mandate, PD 1.
Në qarkun e Fierit PS 9, PD 6, LSI1.
Në qarkun e Beratit 5 mandate ka PS, 2 PD.
Në qarkun e Korçës PS 6, PD merr 5 mandate.
Në qarkun e Dibrës PD ka marrë 3 mandate, PS 2.
Në qarkun e Shkodrës PD ka marrë 5 mandate, PS 3, LSI 1 dhe PSD 2.
Në qarkun e Kukësit PD ka marrë 2 mandate dhe PS 1.
Në qarkun e Lezhës 4 mandate ka siguruar PD dhe PS 3
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/