Celibashi deklaron mandatet për secilën parti, del shifra zyrtare pjesëmarrjes

Celibashi deklaron mandatet për secilën parti, del shifra zyrtare pjesëmarrjes

193
0
Shares

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha sot në një deklaratë për mediat se pjesëmarrja ka qenë 45.72%, ndërkohë që vijon numërimi në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.

Celibashi tha se në rang kombëtar , teksa pritet që të mbyllet numërimi në Tiranë dhe Durrës PS ka marrë 74 mandate, PD 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

Celibashi kërkoi nga komisionerët që të kenë kujdes dhe në numërimin e votave të kandidatëve, dhe nuk duhet të ketë asnjë tjetërsim të tyre.

“Pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit të votave në 4922 qendra votimi është 45.72%.

PSD 2.24% të votave, 3 mandate

LSI 6.85% të votave, 4 mandate

Nisma Thurje 0.64 % të votave, 0 mandate

PD-AN 39.40% të votave, 59 mandate

PS 48.67% të votave,74 mandate”, njoftoi Celibashi.

Në vijim Celibashi theksoi transparencën e KQZ në raport me numërimin e kandidatëve, ndërsa siguroi se cdo kandidat do të ketë në dispozicion filmimet.

Përsa u përket ankimimeve mbi votat e pavlefshme, Celibashi tha se që të gjitha subjektet janë në të drejtën e tyre që cdo ankesë të kenë lidhur me mbarëvajtjen e procesit.

“Kodi zgjedhor ka përcaktuar që qoftë edhe pa shkak mund të hapen qendrat e votimit deri në 10 % të kutive për të bërë verifikimin e informacioneve të dhëna.
Nuk do të ketë asnjë lloj pengese ligjore, por gjithmonë duhet të bazohen në fakte dhe prova.”, tja Celibashi. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY