VIDEO/ Ja si masakrohen votat e Vetvendosjes në Tepelenë

VIDEO/ Ja si masakrohen votat e Vetvendosjes në Tepelenë

152
0
Shares

Kandidati i pavarur në qarkun e Gjirokastrës Kreshnik Merxhani, i mbështetur nga Vetëvendosje denoncoi përmes një video manipulimin e votave të tij në Tepelenë.

Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.

“Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve”, shkruan Merxhani.

Ai tha se në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.

“Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë”, tha ai.

Merxhani deklaroi se kjo është një nga mënyrat se si po vjedhin dhe deformojnë votën.

“Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe”, sqaroi ai. Merxhani tha se do të ndjek çështjen penalisht. a.b

DENONCIMTJETËRSIM I VULLNETIT TË QYTETARËVE NGA NUMËRUESIT PARTIAK. Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht. Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve. Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë. Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje. Aty ku qytetari ka vendosur një "X" poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një "X" tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe. Ne marim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!

Posted by Kreshnik Merxhani on Monday, April 26, 2021

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY