Policia e Tiranës ka dhënë një njoftim në lidhje me sherrin dramatik tek shkolla 1 Maji ku po numërohen vota të KZAZ 30 të kryeqytetit. Në këtë njoftim nuk thuhet asgjë rreth personave të përfshirë dhe arsyeve të sherrit. Policia është kthyer në një perde për rrugaçët dhe kriminelët elektoralë. Ose fsheh nhjarjen si në Elbasan, ose i rrah vetë njerëzit e opozitës si në Divjakë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, sherbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.
Sherbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjeherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të metejshme hetimore.
Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/