OSBE/ ODHIR: Shitblerje votash, vjedhje të dhënash për 900 mijë persona, presion...

OSBE/ ODHIR: Shitblerje votash, vjedhje të dhënash për 900 mijë persona, presion nga qeveria mbi administratën

672
0
Shares

Ambasadorja Urszula Gacek, Kryetarja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve ODIHR, tha sot në një konferencë shtypi se pati një tentativë nga partia që është në pushtet për të intimiduar punonjësit publikë.

Po ashtu ajo vuri në dukje fenomenin e shitblerjes se votës.

Shitblerja e votës mbetet problem. Do të shohim nëse është rikthyer besimi për shqiptarët apo jo.”, u shpreh drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR-it Ursula Gacek

Një tjetër shqetësim i ngritur nga ODIHR ishte dhe ai për databasen me të dhënave që ka qenë në dorën e socialistëve, ndërkohë që u dënua dhe vrasja e ndodhur në qytetin e Elbasanit. Poizitivisht  u vlerësua procesi i identifikimit elektronik të zgjedhësve, si dhe rritja e besueshmërisë te administrata zgjedhore.

“Zonja dhe zotërinj, faleminderit që na u bashkuat ditën e zgjedhjeve, që nga mesi i muajit Mars. Vëzhgimi për një kohë të gjatë na jep mundësinë të themi se po rivendoset dalëngadalë besimi te procesi zgjedhor. Pati besim te administrata zgjedhore në të gjitha nvivelet, zbatimi i identifikimit elektronik rriti besimin te votuesit, ishte në fakt një sfidë, edhe pse pati disa probleme teknike.

Në përgjithësi vlerësimi ynë për aq sa kemi vëzhguar është se procesi ishte transparent dhe i qetë, ishin të organizuara përgjithësisht mirë, kemi qenë 5 javë në Shqipëri. Pati një tentativë nga partia në pushtet për të përdorur administratën, pati raste të blerjes së votave, dhe kjo ka një ndikim te blerja e votave.

Vëzhguesit tanë në terren vazhdojnë që të qëndrojnë në qarqe, do të raportojnë për numërimin. Unë do të qëndroj në Shqipëri deri në 7 Maj, ne do të ndjekim çdo apelim që do të dorëzohet në Gjykata, vetëm atëherë ne do të kemi mundësi që të bëjmë një raport të plotë. Në fillim të këtij misioni u premtova që do të kishim një vlerësim të bazuar në prova, kam besim se së bashku me kolegët e kemi bërë këtë sot.”, u shpreh Gacek.

Raporti paraprak i OSBE ka theksuar se problematikat kryesore të këtyre zgjedhjeve ishin rrjedhja e të dhënave të 900 mijë shqiptarëve, shitblerja e votës dhe ngjarja e rëndë në Elbasan.

Fjala e Kordinatorit Special i OSBE Azay Guliyev:

Faleminderit shumë. Mirëdita të gjithë. Kordinatori i vëzhguesve. Do të më pëtlqentë t’iu falenderoj për mikpritjen. Në emër të delegacionit tonqë që ka drejtuarvëzhgimin, por që nuk është st këtu me ne. E kemi marrë seriozisht ftesën, dhe kemi punësuar vëzhdues aq sa kemi mundur. Pandemia ka sjellë shumë sfida. Në këtë kuptim, pavarësisht Covid njerëzit në Shqipëri nuk u penguan që të merrnin pjesë në zgjedhje. Ndryshimet në kodin zgjedhor të vitit të kaluar. Votuesit e së dielës kanë zgjedhur kandidatët. Marrëvesja e vitit të shkuar përfshiu përdorimin për herë të parë votimin elektronik. Duhet të presim rezultatin. Për herë të parë u vendos dhe identifikimi elektronik në të gjitha qendrat e votimit.

Kjo ka ndihmuar në pengimin e votimit familjar. Votimi disa herë është shmangur këtë herë. Do t’i inkurajoj të gjithë të përfshirët të vetëpërmbahen. KQZ ka operuar me transparencë. Të gjita subjektet zgjedhore garuan lirshëm pavarësisht Covid-19. Dyshimet për blerje votash.

Presion i pretenduar mbi nëpunësit civil që mbetet shqetësim. Gjatë fushatës doli një databazë që përmbate të dhënat për mbi 900 mijë shtetas qytetarë. Prmbante dhe pëlqimet politike, dhe ky informacion rrodhi dhenë publik. Kjo ëstë shkelje e rëndë për privatësinë. Në fund më lejoni të dënoj me termat më të fortë incidentat e dhunshme që paraprinë të dielën që sollën vrasjen e një personi dhe plagosën disa të tjerë. Këto incidente duhet të hetohen si duhet. Nxitja e dhunës nuk duhet të tolerohet dhe do të dënohet. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim të ngushte me qeverinë që do dalë nga këto zgjedhje.

Kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Tiranë (PACE) në deklaratën për media të OSBE-ODIHR tha se kanë konstatuar se në shumë qendra votimi nuk ofrohej shërbimi për qytetarët me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë një problem tjetër mbetet edhe presioni ndaj nëpunësve civilë, ndërkohë vijon të jetë një problem i madh shitblerja e votës u shpreh kreu i delegacionit.

Nuk është se kam shumë gjëra për të thënë. Më lejoni të prezantoj organizatën tonë. Unë kam nderin të drejtoj Asamblenë Parlamentare të Këshillit Europian. PACE vëzhgoi zgjedhjet dhe që prej 91’ ne jemi këtu për të vëzhguar zgjedhjet dhe do të doja të falenderoja autoritetet që na kanë ftuar të vëzhgojmë zgjedhjet.

Deklarata: Kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Unë kam qënë këtu para 5 vitesh për komisionin e zhvilluar nga PACEN dhe dua të them që prej këtyre 5 viteve vështir se e dalloj më Tiranën, dua të përgëzoj qytetarët e këtij vendi për punën e tyre.

Një numër i konsiderueshëm i qendrave të votimit për fat të keq dhe kjo është ajo që ne e shohim për problem. Këto qendra nuk ishin të aksesueshme për personat me aftësi fizike. Në disa qendra të tjera votimi nuk respektohej distance fizike.

Shitblerja e votës vazhdon të mbetet problem. Po kështu ka ndodhur me presionet e nëpunësve civilë, mund të thuhet se dita e votimit shkoi shumë më mirë se sa fushata. Sigurisht ne e kuptojmë që nuk është e lehtë të provosh të gjitha shkeljet dhe nuk është detyra jonë, ne jemi vëzhgues, nuk jemi këtu për të gjykuar.

Për ketë arsye jemi të vetëdijshëm për një sërë hetimesh për rastet serioze dhe pret të informohet për rezultatet në kohën e duhur. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY