Sot në gjykatën e Elbasanit është konfirmuar se në dy makinat e sekuestruara dhe që u përkisnin mbështetësve të PS janë gjetur kopje kartash identiteti, lista votuesish dhe para.
Po ashtu në Durrës janë publikuar dokumenta nga LSI ku një numër i konsiderueshëm aktivstë të PS kanë marrë para përems të cilave dot ë blinin vota në favor të partisë së tyre. Po ashtu PD ka publikuar më shuam se në një rast blerje votash të dokumentuara.
Ndërkohë në Shijak ka funksionuar serish grupi i Gjushit të ciët edhe nga burgu ia kanë dalë të japin udhëzime për zgjedhjet.
Në Dibër janë arrestuar dy zyrtarë socialistë pasi u gjetën më para dhe lista për të blerë vota.
Duket se qeveria është këto zgjedhje ka futur në lojë mekanizmin e vjedhjes dhe manipulimit të procesit zgjedhor që përdori me shumë sukses në vitin 2017 dhe në vitin 2015.
Nëse shtohen këtu punësimet, inaugurimet dhe hapja e investimeve apo prezantimi i investimeve të ndaluara nga kodi zgjedhor, atëherë manipulimi i procesit është edhe më i madh.
Indikatori i fortë se paraja ka qarkulluar për vota është edhe mundësia që PSD e Tom Doshit të marrë dy deputetë. Ajo është një parti pa program, pa zyra, pa anëtarë.
Të gjitha sondazhet, përfshirë dhe exit polls e kanë nxjerrë rezultatin si në Durrës dhe në Elbasan në favor të opozitës ose kokë më kokë opozita dhe PS. Bile edhe ato sondazhe ku qartësisht dukej prirja e tzre për të ndërtuar një skenar fitoreje të PS që para votimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/