Dashi
Këtë ditë dedikojuani rasteve komplekse dhe të rëndësishme, por mos caktoni asnjë takim biznesi. Ka ngjarje të cilat do të cenojnë rëndë reputacionin tuaj. Ju duhet të kuptoni plotësisht marrëdhëniet me njerëzit nga të cilët ju varen në një farë mase. Në gjysmën e dytë të ditës priten konflikte. Ju duhet të shfaqni dituri dhe durim.
Demi
Një vlerësim i matur i ngjarjeve aktuale, do t’ju ndihmojë që të shmangni gabimet dhe keqkuptimet. Para se të mendoni për zgjerimin e biznesit tuaj ose për planifikimin e një pushimi, shqyrtojini mirë mundësitë. Mos flisni për planet tuaja, pasi ato mund të tërheqin vëmendjen e armiqve. Në këtë moment është shumë e rëndësishme që të ruani marrëdhëniet e mira me eprorët dhe kolegët. Një person që keni afër mund t’ju ndihmojë të largoni humorin e keq.
Binjakët
Dita do të favorizojë udhëtimet miqësore. Humori në punë do të jetë i ulët, për shkak të çështjeve romantike të cilat nuk do t’ju lejojnë të përqendroheni në çështje të caktuara dhe në zgjidhjen e problemeve specifike. Ndaj parashikohen kundërshtime të fuqishme në publik, pakënaqësi dhe hidhërim. Marrëdhënia me një njeri të afër tuajin do të jetë e zbehtë. Tregoni sa më shumë durim dhe vullnet të mirë.
Gaforrja
Dita do të jetë miqësore për udhëtime, ndryshimin e ambientit dhe fillimin e një terapie intensive shërimi. Ju duhet të kujdeseni për fatin e mirë në mënyrë që ta mbani pranë vetes. Një goditje e vogël nuk do t’ju dëmtojë. Nën shoqërinë e zhurmshme të miqve, udhëtimet emocionuese dhe argëtuese do t’ju nevojiten.
Luani
Nëse jeni duke planifikuar një udhëtim apo diçka tjetër, duhet të shmangni vonesat gjatë zbatimit të tyre. Bëni kujdes nga një takim rastësor. Dikush që do të jetë pas jush mund të shkaktojë një dyshim pandershmërie. Përpiquni të shqyrtoni sa më mirë situatat dhe më pas vendosni për një marrëdhënie serioze.
Virgjëresha
Dita do të shënohet nga rritja e vitalitetit. Favorizohen blerjet e pasurive të paluajtshme. Mos u merrni me gjëra që nuk mundeni, pasi mund të dëmtoni reputacionin dhe mirëqenien tuaj. Pasditen planifikojeni me rrethin e ngushtë familjar. Bëni kujdes në dashurinë për të afërmit tuaj, pasi vetëm duke qëndruar pranë tyre do të keni shpirtin e ngrohtë dhe do të ndiheni të lumtur.
Peshorja
Dita do të jetë pasive. Sot përmbajuni kontakteve ose manifestimit të mungesës së maturisë si dhe parandaloni aktivitete efektive dhe arritje të javës së kaluar. Shmangni gjithë problemet e mundshme. Pasditja mund t’ju sjellë një takim të këndshëm.
Akrepi
Niseni ditën me një aktivitet të qetë, mos planifikoni ndonjë gjë të rëndësishme, sepse parashikohen periudha të pafavorshme. Mësohuni të kënaqeni me atë që keni aktualisht në jetë dhe mos kërkoni më shumë. Do e keni të vështirë të përcaktoni atë që është e mirë apo e dëmshme. Ka shumë mundësi që të ndjeheni në një siklet mendor. Gjysma e dytë e ditës është komplekse, ndaj këshillohen ushtrime për frymëmarrjen dhe aerobi.
Shigjetari
Ka shumë mundësi që vetëbesimi i tepruar t’ju rrëzojë përtokë. Kjo gjë do të ndikojë në problemet e shërbimit dhe në gjendjen familjare. Gjatë pasdites humori do të jetë i paqëndrueshëm, do të jeni nervoz dhe mund të keni tensione. Ju duhet të merreni me këto dukuri negative.
Bricjapi
Bëni kujdes, energjia e tepërt mund të jetë shkatërruese. Do të ketë probabilitet të lartë për mospërmbajtje dhe grindje me të tjerët. Mos abuzoni në marrëdhënie me partnerët tuaj. Prej tyre do të varet suksesi i çështjes. Marrëdhëniet me personat e seksit të kundërt dhe jetën emocionale, do të jenë në varësi të rrethanave.
Ujori
Kalojeni ditën me çështje familjare, duke mos e lënë karrierën në sfond. Për bashkëshortet dita do të jetë e favorshme. Një situatë komode familjare, mund të bëjë që të lini pas dore çështjet e punës. Nuk duhet të prisni vetëm sulmet e armiqve, bëni të njëjtën gjë dhe ju dhe kundërpërgjigjuni. Në marrëdhënie me fëmijët do të gjeni një dashuri të thellë.
Peshqit
Ka shumë mundësi që kjo ditë të jetë e mbushur me ngjarje, një prej të cilave do të jetë e lidhur me punën tuaj aktive, dhe të tjerat do të kenë të bëjnë me situata të ndryshme. Gjatë një takimi do të forconi kredibilitetin e kolegëve dhe eprorët. Këshillohet që çdo çështje ta trajtoni njëra pas tjetrës.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/