Celibashi thotë se ndan të njëjtin mendim me OSBE/ODIHR për zgjedhjet

Celibashi thotë se ndan të njëjtin mendim me OSBE/ODIHR për zgjedhjet

140
0
Shares

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha sot se gjetjet e misionit të OSBE/ ODIHR, janë në përputhje edhe më ato të KQZ.

“Ne gjejmë të gjitha vlerësimet realiste dhe shumë për shumë prej tyre qoftë të aspekteve pozitive dhe negative edhe KQZ ka të njëjtin opinion”, tha Celibashi.

Celibashi tha në vijim se qendrat që kanë raportuar probleme nuk kanë qenë të vogla në numër, por ka theksuar se pas ndërhyrjes së KQZ-së situata është rregulluar.

“Kemi të dhëna që në jo pak raste problematike pengimi i procesit vjen si rrjedhojë i ndërhyrjeve politike të kandidatëve apo përqafuesve të partive. KQZ ka reaguar dhe theksoj se pas ndërhyrjes sonë situata ka ndryshuar. Në ato KZAZ që ka pasur raportime për probleme ka qenë një numër jo i vogël”- u shpreh Celibashi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY