Analiza e Fatos Lubonjës: Po forcohet regjimi, llambushka po jep sinjalin, ajo...

Analiza e Fatos Lubonjës: Po forcohet regjimi, llambushka po jep sinjalin, ajo është Tom Doshi

829
0
Shares

 

Analisti Fatos Lubonja tha sot se nëse do të ruhet trendi i  rezultateve që favorizojnë PS, atëherë  “po shkojmë drejt një forcimi të regjimit”.

“Nëse kjo gjë do ndryshojë, që unë dyshoj shumë, atëherë unë i pari do kërkoj ndjesë Edi Ramës që e kam akuzuar për ndërtim regjimi.

I pari do them që e paskam tepruar, por dyshoj dhe kam një provë për këtë.

Këtu ka një llampushkë që jep sinjalin e gjitha kjo. Cila është llampushka sipas meje. Se disa thonë është opozitë e dobët. Llampushka për mua është Tom Doshi“, u shpreh Lubonja.

Deklarata e Fatos Lubonjës:

Opozita ka pretendimin që në mënyrë selektive kutitë e rezultati mund të mos jetë ky por ndryshe, nëse do e marrim që ky është trendi, atëherë komenti im është që provon atë që kam thënë shpesh se ne jemi në një regjim.

Sigurisht nga zero në 100 pikë s’mund të them 100 por po shkojmë drejt një forcimi të regjimit e rezultati provon këtë se në vendet demokratike nuk gjendet, shumë rrallë që maxhorancat të rriten, e gjen në rastet si putini.

Kjo ka qenë e pritshme e teza ime që e kam përsëritur regjimet nuk ndryshohen me votë të lirë, por rrëzohen kur konsumohen dhe kur humbasin dhe mbështetjen amerikane shpesh herë.

Ndërkohë që ky regjim s’është konsumuar plotësisht por njëkohësisht ka dhe mbështetjen amerikane.

Nëse rezultati është ky! Por nëse rezultati është ndryshe, se kemi një probleme exit pollet që krijuan një pershtypje që kemi një rezultat në favor të opozitës.

mua më bëri përshtypje exit poll i atyre televizioneve që janë më afër qeverisë si ai i top channel që e nxirrte 71 e nxirrte në humbje Tiranën.

Tani kjo do interpretim, sipas një interpretimi që mund të ishte më afër interesit të opozitës është që ndoshta ato exit polle ishin e vërteta por rezultati sështë rezultat i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Këtu smund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. nuk është gjithcka dita e votimit që e vendos por i gjithë mekanzimi që ka ngritur në kohë pushtetim pushteti lokal ekonomia e kontrolluar, krimi i organizuar dhe këtu është për tu formuar, opozita ka qenë shumë miope ose e paaftë e gjithnjë ka luatjur rolin e besimit, e duhet të kishte bërë që ata 910 njerëzit e kontrolluar nëpërmjet një strukture të caktuar, një regjim që punon intensivisht ka gjithë mjetet në dorë e një opozitë e pafuqishme, s’mund të shkonte që prit se te dita e zgjedhjeve do vijë populli do më votojë mua.

Nëse kjo gjë do ndryshojë, që unë dyshoj shumë, atëherë unë i pari do kërkoj ndjesë Edi Ramës që e kam akuzuar për ndërtim regjimi.

I pari do them që e paskam tepruar, por dyshoj dhe kam një provë për këtë.

Këtu ka një llampushkë që jep sinjalin e gjitha kjo. Cila është llampushka sipas meje. Se disa thonë është opozitë e dobët. Llampushka për mua është Tom Doshi.

Tani mirë që qenka faktor në Shkodër, e thonë se ka bërë ndere e të mira, e aty mund ti merrte një e dy mandate, por në Tiranë ku kemi dhe këta cunat e mirë të Nismës Thurrje që s’janë as me opozitën, si ka mundësi që merr Tom Doshi bile dhe me mosbekimin e ambasadës amerikane, merr deputet e këta cunat e mirë nuk marrin gjë fare?

Cfarë mekanizmi ka funksionuar te Tirana?

Cili është ky? Për mendimin tim mekanizmi i pushtetit, ky njeri i lidhur me pushtetin e paraja, tregon që kush ka pushtet e para, që të gjitha këto i kontrolln maxhoranca rezultati s’mund të jetë përveçse ky. news 24

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY