Ndërsa jeni përgaditur për të votuar sot, ju sjellim në vëmendje një prej risive më të rëndësishme teknologjike, e cila për herë të parë do të jetë në çdo qendër votimi, në të gjithë Shqipërinë.
Këtë vit, përmes identifikimit elektronik, do të garantohet votimi i ndershëm për të gjithë votuesit. Kjo, sepse identifikimi elektronik është një pajisje teknologjike, e sjellë nga “Smartmatic” dhe e ka dëshmuar më së miri efikasitetin dhe saktësinë e saj në zgjedhjet që janë mbajtur 5 kontinente, duke regjistruar në sistem plot 5 bilionë votues, pa hasur asnjë problematikë.
Identifikimi elektronik është pajisja lider, e cila mundëson e votimin e lirë e të barabartë, duke ofruar një zgjidhje tejet të dobishme në procesin zgjedhor, falë kontributit të saj në regjistrimin e votuesve.
Kjo risi teknologjike do të kthehet në urë lidhëse mes qytetarit dhe aksesimit në procesin e votimit, për të garantuar të drejtën e votimit në mënyrë të sigurt dhe në transparencë të plotë.
Me shumë eficencë, identifikimi elektronik shmang tentativat për votim të dyfishtë ndërsa shmnag tërësisht votimin familjar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar disa testime të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI) që do të përdoren në zgjedhjet e datës 25 prill 2021. Testimi I fundit u krye më 16 prill në prani të drejtuesve të KQZ si dhe një numër ekspertësh dhe vëzhguesish ndërkombëtarë dhe vendas.
Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 1.599 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi u shpreh pas testimit që rezultoi me sukses se procesi bëhet në përmbushje të detyrimit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor për të bërë verifikimin e funksionalitetit të PEI pikëpamja hardëare dhe softëare. Ai tha se procesi i verifikimit elektronik të zgjedhësve është i thjeshtë për qytetarët dhe se KQZ ka marrë të gjitha masat që ky projekt të jetë i suksesshëm.
Nënkomisionerja zj. Lealba Pelinku deklaroi së janë përzgjedhur rastësisht 3% e pajisjeve për të testuar përputhshmërinë e kritereve nga KQZ në raport me atë çfarë ofrojnë pajisjet. Pelinku theksoi se simulimi i procesit në këtë test operacional verifikon elementët si: nëse një votues i përket asaj qendre votimi, nëse një votues tenton të votojë më shumë se një herë, apo nëse një votues është në qendrën e gabuar të votimit, e të tjerë, si edhe sinjalet vizuale dhe akustike që jep pajisja për rastet e tilla.
Identifikimi elektronik garanton ruajtjen e të dhënave të qytetarëve, në përputhje me standardet më të larta të sigurisë dhe asgjësimi i tyre pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Identifikimi elektronik garanton votim dhe zgjedhje legjitime, duke respektuar të drejtën themelore të votimit dhe transparencës së zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë.
Më 25 prill 2021, shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë në mënyrën të ndershme, përmes risisë teknologjike më të avancuar.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/