Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka denoncuar sonte në mesnatë një blerje masive votash në Durrës ku jamë përfshirë një numër i konsiderueshëm patronazhistësh të PS.
Kryemadhi ka publikuar dokumenta me emra dhe shumat e parave të marra me qëllim blerjen e votës edhe paraprakisht, edhe në këmbim të fotos.
”E ndjej të arsyeshme të bëj një denoncim, sapo na mbërriti në selinë e LSI-së për transaksionet dhe operacionet e pagesave për blerjen e votave nga PS në Durrës. Ky është material ku patronazhistët e PS-së kanë marrë përsipër blerjen e votave, kanë marrë numrat e ID, qendrat e votimit, vendit e punës dhe në krah kanë numrin e telefonit të patronazhistit dhe vlerën e parave që kanë marrë. Në Durrës makinat me xhama të errëta dhe pa targa u janë drejtuar shtëpive të votimit të personave që presin për të marrë paratë”, tha Kryemadhi. Ajo tha se SPAK pret çadi vetëm me postë ndërsa nesër e dielë nuk punon posta, prandaj po i dërgojmë dokumentat në polici por jo në Durrës pasi drejtuesit e policisë atje janë patronazhistë të patronazhistëve. m.k
Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së
Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së
Posted by Monika Kryemadhi on Saturday, April 24, 2021
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/