Si ndodhi sherri dramatik në Vashtmi në Korçë

Si ndodhi sherri dramatik në Vashtmi në Korçë

132
0
Shares

Sekretari në qendrën e votimit të fshatit Vashtmia në Korçë, Edmond Vincani ka shpjeguar sherrin dramatik në qendrën e votimit nr. 3826, ku mbetën të plagosur çifti i qytetarëve.

Vincani ka treguar se çifti ka kërkuar që të votojë familjarisht, por nuk është lejuar nga vëzhguesi I PD-së. Ata nuk kanë pranuar të largohen dhe pasi kanë dalë nga qendra e votimit janë konfrontuar fizikisht ku duket se vëzhguesi ka qëlluar edhe me karrige.

Vincani: Në qendrën e votimit 3826 erdhën disa familjarë për të votuar familjarisht. Vëzhguesi i  PD e kundërshtoi duke thënë se ligji nuk e lejon votimin familjar. Ndërkohë ata protestuan me dhunë, ne duam të votojmë, erdhi dhe i biri dhe u konflikutuan me vëzhguesin e PD. Pas kësaj në rrëmujë e sipër kanë dalë korridor dhe nuk kam parë më tej se çfarë ndodhi. Vëzhguesi nuk është se bëri ndonjë gjë, vajti për t’i ndaluar i biri e kapi i tha ik se nuk më ndalon dot. Adrian Avdolli bashkë me të birin të shoqëruar edhe nga gruaja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY