KUSH JANË/ Momentet e përleshjes me shoferin e ‘e çmendur’, tregon i...

KUSH JANË/ Momentet e përleshjes me shoferin e ‘e çmendur’, tregon i riu që u hodh mbi xhamin e makinës

174
0
Shares
djali, makina shehsi skenderbej, daniel

I riu 22 vjeç qe ia doli të shmnagte një tragjedi në sheshin Skënderbej, tregon se si ia doli të neutralizonte shoferin. I riu quhet Klodian ndërsa peesoni që hyri me makinë është Arben Mema nga Paskuqani, 32 vjeç.

”Jemi për diçka tjetër këtu. Jam 22 vjeç, quhem Klodian nga Tirana, ndihem mirë që nuk pati lëndime të mëtejshme, nuk pati diçka më të madhe. Erdhi një makinë e aksidentuar në drejtim të njerëzve, m’u duk si akt terrorist. U frikësuam, ai u vërsul drejt turmës së njerëzve, pasi u ndalua makina, u afruam. Ai ndaloi në mes të sheshit, sepse kishte tendat përpara, ktheu makinën, i erdhën disa persona, por nuk e ndalën dot, u vërsul përballë njerëzve. Ai nuk e di ç’po mendonte, po m’u duk e rrezikshme mënyra se si reagova. Jam marrë të gjithë jetën me stërvitje. Pasi e neutralizova, ishin qytetarë që e mbajtën dhe hapën dyert, sepse isha ende në xham. Kjo zgjati 1 2 sekonda, ai nuk foli sepse nuk ishte në gjendje pas goditjes që mori”, u shpreh 22-vjeçari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY