Celibashi: 5700 telefonata për aparatin e identifikimit. Tani janë të qartë të...

Celibashi: 5700 telefonata për aparatin e identifikimit. Tani janë të qartë të gjithë

97
0
Shares

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i bëri thirrje partive politike që të mos ushtrojnë presion ndaj komisionerëve ndërkaq parlajmëroi se do të ketë dënime penale, për ata komisionerë apo operatorë që do të largohen apo neglizhojnë punën.

Deklarata e Celibashit:

Kemi patur disa probleme të karakterit teknik. Kjo për faktin se i gjithë sistemi është përdorur për herë të parë. Por nga 5199 QV përqindja e atyre QV ku nuk po zhvillohet procesi i identifikimit elektronik është shumë i vogël.

Ka pasur disa probleme që më shumë vijnë nga dija e ulët e operatorëve, por edhe disa problematika që lidhen me printimin.

Edhe në rastet kur pajisja nuk printon në mënyrë korrekte atë kuponin që vërteton pamjen e votuesit, procesi i identifikimit duhet të vazhdojë.

5700 telefonata nga operatorë dhe komisionet e qendrave të votimit në lidhje me pajisjen. Kanë marrë zgjedhje, këta kanë patur përgjigje.

Dua t’i bëj një thirrje drejtuesve të partive politike që kanë anëtarë në qendrat e votimit, që këta anëtarë të respektojnë ato përgjegjësitë e tyre. Nuk ka asnjë arsye, që edhe probleme të vogla teknike ti kategorizojnë si tendeca politike. Kushdo komisioner apo operator që do ti bëjë bisht apo të largohet nga detyra do të ketë dënime penale.

Qoftë operatorët apo komisionerët të vazhdojnë të bëjnë detyrën dhe përfaqësuesit e partive politike ti lënë të qetë. Sa më të qetë ti lënë, aq më mirë do të shkojë procesi.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY