Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filluan procedimin penal në gjendje të lirë 5 mbështetës të PD.
Ata janë Luan Haka, Arben Strazimiri, Gjergj Muça, Behar Dema dhe Aranit Osmani banues në Dibër.
Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme, në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, sipas policis, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndares e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.
Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale” Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/