Kadastra në Sarandë blen vota me leje legalizimi në ditën e heshtjes...

Kadastra në Sarandë blen vota me leje legalizimi në ditën e heshtjes zgjedhore

235
0
Shares

Kandidati i LSI në Sarandë Dhimitraq Lapa dhe nënkryetarja e PD Matilda Qurku, denoncuan sot Kadastrën e cila në shkelje të ligjit po shplrndan leje legalizimi.

Sot është heshtje elektorale dhe institucioni i ASHK-së është vendosur në dispozicion të Rilindjes për të shpërndarë certifikata dhe leje legalizimi duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin elektoral. Kemi fakte prova që punonjësit janë brenda dhe po punojnë si te Aluzini si te Hipoteka. Këto fakte dhe këto prova do ti denoncojmë në KQZ dhe organet e zbatimit të ligjit për të marrë masa për këtë shkelje flagrante në favor të votës për Rilindjes”, tha Lapa.

Ndërsa nënkryetarja e PD-së e konsideron rastin “një aferë korruptive të pastër”.

“Jemi këtu për të denoncuar një aferë korruptive të pastër. Sot qytetarët janë thirrur për të marrë certifikata për atë që kanë gjënë më të shtrenjtë, shtëpitë e tyre. Jemi në heshtjen zgjedhore por institucionet janë detyruar të shkojnë në punë. Jashtë kamerave vetë punonjësit e institucioneve na kanë thënë se jemi marrë me detyrim dhe ne kemi video dhe foto ku shihen qytetarë që hyjnë dhe dalin me dokumenta nga kjo zyrë”, shprehet n/kryetarja e PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY