Gjergj Luca, miku i Edi Ramës kërkon të votohet për oligarkët, thyen...

Gjergj Luca, miku i Edi Ramës kërkon të votohet për oligarkët, thyen heshtjen zgjedhore

181
0
Shares

Biznesmeni Gjergj Luca ka thyer heshtjen zgjedhore sot duke iu kërkuar punonjësve të njërës prej reparteve të ish-Metalurgjisë në Elbasan të votojnë për biznesmenët e mëdhenj, klientë të qeverisë Rama.

Luca është filmua duke u kërkuar atyre që të shkojnë të votojnë nesër për biznesmenët, të cilët sipas tij e bëjnë Shqipërinë dhe rrjedhimisht për Partinë Socialiste, që i ka mbajtur gjithmonë pranë.

“Ju duhet të çoheni në datën 25 për të ecur përpara dhe për të votuar partinë e punës dhe të vërtetës dhe jo për horrat që kanë dalë rrugëve e për të vjellë vrer. Për çfarë e bëjnë se një bark ka njeriu, një gojë ka njeriu, një metër varr do marrë në fund njeriu. Edhe ju që punoni aty në zjarr dhe unë në det po na marrin nëpër gojë ata filozofë që rrinë nëpër studio televizive për të helmuar këtë vend e këtë popull. Nesër, shkoni votoni për Gjergj Lucën, shkoni votoni për Çet Kastratin, shkoni votoni për Zamir Manen. Shkoni votoni për ne, se ne e bëjmë Shqipërinë,”- dëgjohet të thotë Luca ndër të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY