Një numër shqiptarësh qe punojnë apo jetojnë në Greqi po kalojnë ilegalisht kufirin për të marrë pjesë në votime. Qeveria e Ramës ndaloi ardhjen e shqiptarëve përmes një vendimi të komitetit të ekspertëve që urdhëroi karantinë për këdo që vinte nga Greqia.
Në mënyrë që të pengonte edhe hyrjen e tyre nga Maqedonia urdhëroi karantinë edhe për ata që vinin nga ky vend.
Më poshtë janë foto të publikuara nga Enkelejd Alibeaj me të rinj që po hyjnë ilegalisht në Shqipëri.
”Djem trima, po kaptojne malin ! Per te ardhur ne Shqiperi, per te shporrur te keqen e per te votuar PD !
Nuk ka pengese qe i ndal”, shkruan Alibeaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/