U plagos dje në Elbasan, ish oficeri Vuksani po pyetet në policinë...

U plagos dje në Elbasan, ish oficeri Vuksani po pyetet në policinë e qytetit

162
0
Shares

Personi i shoqëruar sot në Policinë e Elbasanit është Pavlo Vuksani, i cili mbeti dje i plagosur pas përplasjes me armë në lagjen 5 Maji, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë.

Vuksani, një ish-efektiv i Policisë, pjesë e stafit të PD në Elbasan, është një popic i njohur në vend.

Më 19 shkurt të vitit 2013, Vuksani ka rënë pre e një atentati me eksploziv. Artan Koçeku dhe dy vëllezërit Nikolin dhe Marjan Thani kanë vendosur eksploziv makinës së ish-efektivit Vuksani, në lagjen “Skënderbeg”, në qytetin e Shkodrës.

Sulmi ndaj Vuksanit erdhi pas një operacion që drejtoi ai i koduar “Pikat e karburanteve”, që solli zbulimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët veç vendosjes së eksplozivit ndaj automjetit të oficerit të Policisë Vuksani kanë kryer grabitjen e 8 pikave të karburantit në zonën e Shkodrës dhe të Lezhës, vjedhjen e 12 dyqaneve (kryesisht televizorë “Plazma”), si dhe të 2 automjeteve. a.c

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY